Shteti i parë në BE që heq të gjitha kufizimet anti-Covid

Danimarka është shteti i parë në Bashkimin Europian që ka hequr të gjitha kufizimet anti-Covid, pasi ka arritur të vaksinojë rreth 80 % të popullsisë.

Masat ndejtën në fuqi plot 548 ditë. Mbajtja e maskës nuk do të jetë e detyrueshme në transportin publik.

Dhe që nga 1 shtatori nuk nevojitet një Green Pass në asnjë vend përvecc klubeve të natës. Maska do të jetë e detyrueshme të mbahet në aeroporte, kur shkojnë për vizitë tek mjeku, ose kur të bëjnë testin.

Rregullat për personat jo daneze që do të hyjnë në vend vazhdojnë të jenë të rrepta. /tiranapost