Tjetër vendfalje te biznesi privat: nga pikat e pushimit në rrugët kombëtare te qendrat tregtare
Sa e vijnë e po shtohen vendfaljet për besimtarët muslimanë, ndryshe mesxhidet, një lloj xhamie e adoptuar në rrethana të ndryshme, për të kryer pra funksionin e xhamisë, jo domosdoshmwrisht me minare. Dhe kjo nga privati, në ambiente të ndryshme biznesi.
Së fundi, edhe QTU-ja e ka një të tillë, siç e ka dhe TEG-u.
Kjo njoftohet nga hoxha i njohur Ahmet Kalaja, i cili shkruan: “Zoti i shpërbleftë ata që e mundësuan. Për ata që nuk e dine”.
Kujtjmë se javë më parë do hapej një e tillë vendfalje dhe në pikat e pushimit të Repsit në Rrugën e Kombit.
Ndërsa në jug, flamurtare e një trendi me vendfalje për muslimanët të tillë është pika Zdrava në aksin Lushnje-Fier.

Është kjo një pasqyrë sociale e shtimit frenetik të besimtarëve muslimanë dhe prezencës së tyre në çdo pore të shoqërisë, reflektuar kjo në faljet impozante të Bajrameve në Sheshin Skënderbej. /tesheshi.com/






