Ballina Artikuj Si është hartuar një plan i ndyrë amerikano-izraelit mbi Gazën

Si është hartuar një plan i ndyrë amerikano-izraelit mbi Gazën

Një plan për Rripin e Gazës pas luftës po qarkullon në administratën amerikane të Presidentit Donald Trump, i cili parashikon administrimin amerikan të enklavës palestineze të shkatërruar nga lufta për të paktën një dekadë, zhvendosjen e përkohshme të popullsisë së Gazës dhe rindërtimin e enklavës bregdetare palestineze në një qendër turistike dhe industriale, raportoi Washington Post.

Gazeta amerikane tha se sipas një dokumenti informues 38-faqësh të parë nga Post, popullsia e Rripit të Gazës prej dy milionë banorësh do të largohet ose përmes largimeve “vullnetare” në një vend tjetër ose në zona me akses të kufizuar brenda enklavës palestineze gjatë rindërtimit.

Reuters ka raportuar më parë se ekziston një propozim për të ndërtuar kampe në shkallë të gjerë të quajtura “zona tranziti humanitare” brenda – dhe ndoshta jashtë – Rripit të Gazës për të strehuar popullsinë palestineze.

Fondacioni Humanitar i Gazës i diskutueshëm dhe “kuponi dixhital”

Pas planit qëndron Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF), i mbështetur nga SHBA-të dhe Izraeli, i financuar në hije, i cili filloi shpërndarjen e ndihmës në maj, njëherësh duke vrarë palestinezë me bukë në gojë.

Ky fondacion do t’u ofrojë pronarëve të tokave një “kupon dixhital” në këmbim të të drejtave për të rindërtuar pronën e tyre, sipas Post. Përveç kësaj, çdo palestinez që largohet do t’i jepen pesë mijë dollarë në para të gatshme dhe subvencione për të mbuluar katër vjet qira. Ata gjithashtu do të marrin ushqim për një vit.

Sipas raportit, plani titullohet “Rikonstituimi i Gazës, Përshpejtimi Ekonomik dhe Transformimi Trust, ose GREAT Trust” dhe është zhvilluar nga GHF. Krahas titullit të tij, plani përfshin sloganin e mëposhtëm: “Nga një protektorat iranian i rrënuar në një aleat të begatë abrahamik.”

Mijëra të vdekur në Gaza

Në fillim të gushtit, OKB tha se më shumë se një mijë njerëz ishin vrarë duke u përpjekur të merrnin ndihmë në Gaza që kur GHF filloi të vepronte në maj 2025. Shumica e viktimave u qëlluan nga forcat izraelite që vepronin pranë objekteve të GHF.

Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Shtetit nuk iu përgjigjën menjëherë një kërkese për koment, por plani për të rindërtuar Gazën duket se është në përputhje me deklaratat e mëparshme të Trump-it.

Më 4 shkurt, presidenti amerikan deklaroi publikisht për herë të parë se SHBA-të duhet të “marrin përsipër” Rripin e Gazës të shkatërruar dhe të uritur, dhe ta rindërtojnë atë në një “Riviere të Lindjes së Mesme” pasi të zhvendosin popullsinë palestineze diku tjetër.

Kjo deklaratë qëllimi nga Trump zemëroi shumë palestinezë dhe grupe humanitare në lidhje me zhvendosjen e mundshme të detyruar nga Gaza.

Çështja është se mbi planin e Trump-Netanyahut është plani i Zotit mbi atë tokë ku beteja në thelb është mes besimit e mohimit. /tesheshi