Si vdiq Imam Buhariu?

Nga fundi i jetës së tij, imam Buhariu iu nënshtrua shumë presioneve nga ana e pushtetarëve të disa qyteteve islame në pjesën lindore të Botës Islame. Në veçanti në Nisabur, Buhara dhe Samarkand.

E gjithë kjo, ndodhi për disa arsye mes të cilave theksojmë:

– Ai refuzonte t’i mësojë fëmijët e pushtetarëve në pallatet e tyre. Ai thoshte: “Tek dituria shkohet, e me të nuk trokiten dyert e tjerëve”.

– Xhelozia e disa personave nga dituria dhe fama që posedonte.

Kur arriti imam Buhariu moshën 62 vjeçare, i erdhi urdhëri nga udhëheqësi i Nisaburit që ta braktisë qytetin sepse është i padëshiruar në këtë qytet.
Doli nga ky qytet dhe shkoi në vendlindjen e tij në Buhara. Aty njerëzit e pritën me entuziazëm diku i ofruar ndihmën e merituar. Kështu reth tij u tubuan njerëzit, studentët dhe muhadithinët, derisa heqën dorë nga mexhliset e muhadithinëve tjerë, gjë që ishte bërë shkak për urrejtjen ndaj tij.
Mirëpo, shumë shpejt, fama e tij e hidhëroi udhëheqësin e Buharës, të cilit i erdhën letra nga udhëheqësi i Nisaburit, i cili i kërkonte që ta dëbojnë imam Buhariun edhe nga Buhara siç e dëbuan nga Nisaburi.
I deleguari i udhëheqësit të qytetit arriti tek shtëpia e Buhariut dhe e urdhëroi që urgjentisht të lërë qytetin.
Imam Buhariu doli nga shtëpia pa pasur mundësinë që të merrte dhe të rregullonte librat e tij. Ai qëndroi tri ditë në një tendë jasht qytetit, derisa i rregulloi librat e tij. Ai nuk dinte se ku të shkonte?!
Në fund, në shoqërinë e Ibrahim ibn Ma’kilit meori rrugën drejt qytetit të Samarkandit, por nuk hynë në qytet, por shkou në fshatin Hartink si mysafir tek të afërmit e tij.
Nuk kaloi shumë kohë, mbërritii policia dhe ia përcolli urdhërin e udhëheqësit të Samarkandit që urgjent ta lërë edhe rajonin e Samarkandit.
Ishte natë e Fitër Bajramit.
Imam Buhariu nga frika se mos shkaktonte telashe për të afërmit e tij, vendosi ta braktisë shtëpinë menjëherë.
Kështu Ibrahimi ia ngarkoi librat në një mushkë, ndërsa mushkën tjetër e pregatiti që të hipë në të imam Buhariu.
Ibrahimi kthehet në shtëpi për ta marë imam Buhariun dhe kështu duke e mbajtur për dore u drejtuan për tek mushkat.
Pas disa hapave, imam Buhariu ndjeu lodhje dhe kërkoi prej Ibrahimit të pushonte pak.
Imam Buhariu u ul në skaj të rrugës. Derisa po pushonte e mori gjumi. Pas disa minutave, kur Ibrahimi deshi ta zgjojë, vërejti se ai kishte vdekur.
Imam Buhariu vdiq në skaj të rrugës, natën e Fitër Bajramit në vitin 256 h./870, i dëbuar nga njëri qytet në tjetrin.
Kështu sot njerëzit nuk njohin fare udhëheqësit e Nisaburit, Buharës dhe Sanëmarkandit, por që të gjithë muslimanët njohin imam Buhariun (autorin e librit Sahihul Buhari, libri më i saktë pas Kur’anit).
Allahu e mëshiroftë imam Buhariun dhe e ringjalltë me Pejgamberët, dëshmorët dhe të sinqertët.
(Nga libri: Sijeru a’lamin nubelai, vëll. 12, f. 468)