Siri, arrestohet një udhëheqës i lartë i ISIS-it

Një udhëheqës i lartë i organizatës terroriste ISIS (DEASH) është arrestuar gjatë një operacioni sigurie në Siri, raportoi sot media lokale, transmeton Anadolu.

Sipas Agjencisë Siriane të Lajmeve SANA, arrestimi është kryer nga shërbimi sirian i inteligjencës dhe Ministria e Brendshme, por nuk u dhanë detaje të tjera dhe as nuk u bë i ditur identiteti i të arrestuarit.

Siria iu bashkua zyrtarisht koalicionit ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA-ja kundër ISIS-it më 12 nëntor. Koalicioni u formua në vitin 2014 dhe ka kryer operacione ushtarake kundër grupit terrorist në Siri dhe Irak, ndonëse Damasku më parë nuk ishte anëtar i tij.

Administrata e re siriane ka punuar për forcimin e masave të sigurisë në mbarë vendin që nga rënia e regjimit të Bashar al-Asadit në fund të vitit 2024.