Siria preket nga kolera si pasojë e tërmetit shkatërrues, 22 persona humbin jetën

Mbrojtja civile siriane tha të martën se 22 persona kanë ndërruar jetë nga një shpërthim i kolerës në rajonin veriperëndimor, si pasojë e tërmetit shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë.

Sipas informacioneve, deri më tani janë raportuar 568 raste.

Një ndër shkaqet kryesore është gjithashtu dëmtimi në sistemet dhe infrastrukturën e ujit. /tiranapost