Sisi serish “president” i Egjiptit, kështu dallojnë zgjedhjet nga periudha e Muhamed Musit

Abdel Fattah al-Sisi është rizgjedhur për një mandat të dytë si president me 92 përqind të votave, njoftoi media shtetërore, duke cituar rezultatet paraprake.

Rreth 23 milionë prej 60 milion votuesve të regjistruar kanë dalë gjatë tre ditëve të votimit që përfunduan të mërkurën, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve MENA.

Sipas së përditshmes Al-Ahram, përveç 23 milionëve të cilët vunë vota të vlefshme, dy milionë të tjerë kanë prishur fletët e votimit, duke futur emrat e kandidatëve që nuk ishin në mesin e kandidatëve garues.

Sfiduesi i vetëm i Sisit ishte Mussa Mustafa Mussa, vetë mbështetës i presidentit, i cili u regjistrua menjëherë para datës së afërt për aplikime, duke shpëtuar zgjedhjet nga “gara me një kalë”.

Sisi, dikur kreu i ushtrisë, largoi me dhunë dhe vrasje presidentin e parë të zgjedhur me vota, Muhamed Mursi, i cili vinte nga organizata tashmë e ndaluar, Vëllazëria Musimane.

Mursi u arrestua nga ushtria e cila mori pushtetin pasi drejtoi tankset në drejtim të qytetarëve që kërkonin qeverisjen nga i zgjedhuri i tyre.

Me një pjesëmarrje të votuesve prej 52%, më 24 qershor 2012, komisioni zgjedhor i Egjiptit njoftoi se kandidati i Vëllazërisë Myslimane Muhammed Mursi kishte fituar zgjedhjet presidenciale të Egjiptit.

Morsi fitoi me një diferencë të ngushtë ndaj Ahmed Shafik, kryeministri i fundit i qeverise se presidentit te rrëzuar Hosni Mubarak. Komisioni tha se Morsi mori 51.7% të votave kundrejt 48.3% të Shafik. /MESAZHI/