Situatë alarmante në Indi: Spitalet nuk kanë më oksigjen

Sistemi shëndetësor në Indi është në kolaps, mes numrit të lartë të rasteve dhe viktimave, autoritetet kanë bërë thirrje për ndihmë për shkak të mungesës së oksigjenit, shtretërve, ilaçeve thelbësore si edhe testeve, shkruan BBC

Njëzet e pesë familje në kryeqytetin e Indisë Delhi u zgjuan këtë mëngjes më lajme të hidhura së të paktën një person i afërt kishte humbur jetën nga Covid për shkak të mungesë së oksigjenit.

Maharashtra dhe Gujarat në perëndim të vendit, Haryana në veri dhe Madhya Pradesh në Indinë qendrore të gjithë po përballen me mungesë oksigjeni. Shumë të prekur nga koronavirusi po vdesin ndërsa presin për të marrë trajtim. Spitalet po përpiqen të akomodojnë pacientë që vuajnë nga mungesa e oksigjenit apo edhe të mbajnë gjallë ata që patën fatin të gjenin një shtrat.

Për shumicën kjo situatë duket si deja vu. Shtatë muaj më parë, vendi ka pasur mungesa të oksigjenit, por këtë herë situate është edhe më keq. Në mes të valës së dytë të Indisë gati 90% e furnizimit me oksigjen të vendit – 7,500 tonë metrikë çdo ditë po përdoret për përdorim mjekësor, sipas Rajesh Bhushan, një zyrtar i lartë shëndetësor.

Kjo është shumë më e lartë se 2,700 tonë metrikë që janë konsumuar çdo ditë në kulmin e valës së parë në mes të shtatorit të vitit të kaluar. India ka raportuar rreth 90,000 raste çdo ditë. Vetëm dy javë më parë, në fillim të Prillit, kulmi i rasteve në ditë ishte rreth 144,000. Tani, numri i rasteve ditore ka shkuar në më shumë se 300,000.

Kërkesa për oksigjen është e paparashikueshme, duke e bërë të vështirë vlerësimin e kërkesave të një spitali dhe marrjen në mënyrë adekuate të furnizimit atje ku është e nevojshme. Përpara se vendi të përballej me krizën e mungesë së oksigjenit, qeveria federale po përballej me kritika për lejimin e tubimeve zgjedhore dhe një festival masiv hindu, dhe dështimin e fushatës së vaksinimit, raporton abcnews.al

Kritikët kanë akuzuar qeverinë se nuk morën masat e duhura për të mbajtur nën kontroll përhapjen e Covid. Mjekët dhe virologët që folën për BBC thanë se mungesa e oksigjenit ishte më shumë një simptomë sesa një shkak i krizës – protokollet efektive të sigurisë dhe mesazhet e forta publike mund të kishin qenë efektive në parandalimin e rritjes së rasteve.

Kryeministri Narendra Modi pritet që të zhvillojë një takim më kryeministrat e shteteve të prekura nga kjo sëmundje. /abcnews