Skela “humanitare” amerikane në brigjet e Gazës do të hiqet përkohësisht për riparime

Pentagoni thotë se skela ushtarake në brigjet e Gazës po hiqet për riparime dhe do të kthehet sapo të rregullohet.

Zëdhënësja e Pentagonit, Sabrina Singh tha se skela do të marrë më shumë se një javë për t’u ribashkuar dhe do të bëhet në portin izraelit të Ashdod.

Ndërtimi i skelës lundruese prej 320 milion dollarësh përfundoi në mes të majit për të ofruar ndihma humanitare për Rripin e Gazës.

Fillimisht u përdor për të furnizuar me armatim dhe ushqim ushtrinë Izraelite.

Është kritikuar si një alternativë e komplikuar dhe tepër e kushtueshme që përpiqet të largojë vëmendjen nga kërkesa për një zgjidhje shumë më të thjeshtë – që Izraeli të hapë plotësisht të gjitha vendkalimet tokësore për në Gaza dhe të sigurojë kamionët e ndihmës që hyjnë.

Para disa ditësh, skela “humanitare” në Gaza u përfshi në det nga dallgët e forta dhe një pjesë notoi larg në brigjet e Ashdodit.