Somalia përballet me “kushte të ngjashme me urinë”

Somalia po përballet me kushte të ngjashme me urinë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Përfaqësuesi special i presidentit somalez, Abdirahman Abdishakur Warsame deklaroi se 6.1 milionë njerëz në të gjithë vendin kanë probleme serioze me ushqimin.

Duke theksuar se vendi i tij po përballet me “kushte të ngjashme me urinë”, Warsame tha se 330 mijë fëmijë kanë probleme ushqimore për shkak të thatësirës së zgjatur.

Ai u bëri thirrje të gjitha palëve të interesuara të ndërmarrin veprime të menjëhershme.

Miliona njerëz kanë nevojë për ndihmë urgjente në Somali, ku reshjet sezonale nuk janë marrë në mënyrë adekuate për herë të tretë që nga fundi i vitit 2020, sipas të dhënave të OKB-së.

Që nga viti 1990, Somalia ka përjetuar më shumë se 30 fatkeqësi natyrore si përmbytjet dhe thatësirat për shkak të ndryshimeve klimatike.

Qeveria somaleze shpalli “gjendje të jashtëzakonshme” në të gjithë vendin më 23 nëntor 2021, për shkak të thatësirës në rritje.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) bëri thirrje për ndihmë urgjente për komunitetin ndërkombëtar për krizën humanitare në Somali. /aa