Spanja regjistroi 212 vdekje të lidhura me nxehtësinë midis 21 dhe 24 qershorit, tregojnë të dhënat e publikuara sot nga sistemi publik i mbikëqyrjes së vdekshmërisë në vend, transmeton Anadolu.
Sistemi i monitorimit “MoMo” raportoi vdekjet që nga e shtuna, kur vala e të nxehtit filloi zyrtarisht në të gjithë Spanjën. Të dhënat treguan rritje të qëndrueshme ditore të vdekjeve. “MoMo” regjistroi 13 vdekje të shtunën, 38 të dielën, 66 të hënën dhe 95 të martën.
Vala e të nxehtit theu rekorde të shumta të temperaturës, përfshirë temperaturën më të lartë të regjistruar ndonjëherë në rajonin verior të Kantabrias me 43.7 gradë Celsius.
Temperatura rekord të larta gjatë natës u regjistruan gjithashtu në qytetin Zamora dhe provincën Almeria. Shërbimi kombëtar spanjoll i motit “Aemet” nuk lëshoi alarm të kuq për sot.
Temperaturat pritej të arrinin rreth 37-38 gradë Celsius në disa rajone ndërsa në disa zona parashikoheshin reshje shiu dhe stuhi.




