Stuhia godet Bosnje e Hercegovinën

Bosnje e Hercegovina është goditur nga një stuhi e përcjellë me reshje të mëdha të shiut gjatë natës së 4 nëntorit dhe mëngjesin e 5 nëntorit, duke shkaktuar përmbytje në disa rajone.

Ekipet e zjarrfikësve në Kantonin e Sarajevës (një nga 10 kantonet e entitetit të Federatës së Bosnjë dhe Hercegovinës) thanë se disa ndërtesa dhe shtëpi janë përmbytur nga ujërat.

Ekipet e mbrojtjes civile dhe policia janë, gjithashtu, në terren.

Sifet Çengiq nga Zyra e Mbrojtjes Civile në kantonin e Sarajevës tha për Radion Evropa e Lirë se situata më e rëndë është në Ilizha, Novi Grad Sarajevë dhe Tërnovë.

Gjendja më kritike, sipas tij, është në vendbanimin Otes në Ilixha

Sifet Çengiq nga Administrata Kantonale për Mbrojtjen Civile të Kantonit të Sarajevës tha për Radion Evropa e Lirë (RFE) se situata nuk është e mirë në Ilizha, në Qytetin e Ri Sarajevë dhe Tërnovë, dhe më kritike është në Ilixha në vendbanimin Otes.
Siç tha ai, nga ajo pjesë është duke u bërë evakuimi i banorëve.
“Uji ka mbërritur nëpër shtëpi, një numër i madh i objekteve të banimit janë përmbytur. Po bëjmë evakuimin aty ku është e nevojshme”, tha ai.
Çengiq tha se trendi i rritjes së të gjithë lumenjve në zonën e kantonit të Sarajevës.

Për shkak të sasisë së madhe të ujit në qytet, disa rrugë janë të mbyllura, qarkullimi i mjeteve të transportit nuk po funksionon, ndërsa lumi Milacka ka dalë nga shtrati.

Moti i lig ka përfshirë edhe zonën e gjerë të Mostarit. Sipas raportit të Mbrojtjes Civile, shirat e dendur shkaktuan përmbytje, rrëshqitje dheu dhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Vërshime janë raportuar edhe në disa zona tjera. /rel