Suedia njofton heqjen e kufizimeve COVID-19

Magdalena Andersson

Suedia ka njoftuar heqjen e kufizimeve të vendosura nga autoritetet për frenimin e koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Kryeministrja suedeze, Magdalena Andersson, në një takim me mediat tha se vendimi është marrë me sugjerim të Agjencisë së Shëndetit Publik.

Duke argumentuar se pandemia COVID-19 është nën kontroll, Andersson theksoi se virusi nuk ka dëmtuar shërbimet shëndetësore publike dhe se situata është e qëndrueshme në repartet e terapisë intensive të spitaleve.

Ndërkohë, Agjencia e Shëndetit Publik raportoi se vdekjet nga COVID-19 u rritën në 16.028 dhe numri i infeksioneve ka tejkaluar shifrën 2,2 milionë.

Të martën, Danimarka u bë vendi i parë i Bashkimit Evropian (BE) që hoqi shumicën e kufizimeve COVID-19.

Në të njëjtën ditë, ajo u pasua nga Norvegjia e cila hoqi ndalimin e përdorimit të alkoolit pas orës 23:00 dhe kufirin e grumbullimeve private me jo më shumë se dhjetë persona. /aa