Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Sulme ajrore izraelite në Liban, dhjetëra të vrarë në jug të vendit

Sulme ajrore izraelite në Liban, dhjetëra të vrarë në jug të vendit

Sulmet izraelite ndaj Libanit kanë vazhduar pa ndërprerje gjatë orëve të fundit, duke shkaktuar viktima dhe dëme në disa zona të jugut të vendit.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Lajmeve të Libanit (NNA), gjashtë persona janë vrarë në një sulm në qytetin Maaroub, në distriktin Tyre. Po ashtu, pesë persona humbën jetën në qytetin Qana.

NNA raportoi gjithashtu për sulme ajrore në qytetet Al-Bazouriyeh, Qalila, Bafliyeh dhe Qlawiya.

Ndërkohë, burime libaneze bëjnë të ditur se të paktën 13 persona janë vrarë gjatë natës në një sulm izraelit në qytetin Tefahta.

Sipas raportimeve të tjera, përfshirë ato të Al Jazeera Arabic, sulme ajrore janë regjistruar edhe në zona të tjera të jugut të Libanit, përfshirë Kafra, Haris, Rachaf dhe Srebbine.

Bilanci i viktimave pritet të rritet, ndërsa situata në terren mbetet e tensionuar. /mesazhi