Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Sulmi izraelit me dron vret një person dhe plagos dy të tjerë...

Sulmi izraelit me dron vret një person dhe plagos dy të tjerë në Beka të Libanit

Një sulm izraelit me dron të hënën vrau një person dhe plagosi dy të tjerë në Libanin perëndimor, raportuan sot mediat libaneze, transmeton Anadolu.

Droni goditi periferinë e Al-Jbourit në Luginën Beka në mëngjes, raportoi Agjencia Kombëtare e Lajmeve.

Sulmi izraelit ndodhi pavarësisht armëpushimit 10-ditor midis Libanit dhe Izraelit që filloi të premten.

Vetëm një ditë pasi armëpushimi hyri në fuqi, ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz tha se Izraeli synon të ruajë kontrollin mbi të gjitha zonat që pushtoi në jug të Libanit.

Që nga 2 marsi, sulmet izraelite ndaj Libanit kanë vrarë 2.294 persona, kanë plagosur 7.544 dhe kanë zhvendosur më shumë se 1 milion, sipas shifrave zyrtare.