Sulmi izraelit në Al-Aksa ‘shuplakë për përpjekjet e SHBA’ për të vendosur qetësinë

Nabil Abu Rudeineh

Nabil Abu Rudeineh, zëdhënës i presidentit palestinez Mahmoud Abbas, ka thënë se: “Bastisja e Izraelit në xhaminë Al-Aksa, sulmi ndaj besimtarëve, është një shuplakë për përpjekjet e fundit të SHBA-së që u përpoqën të krijonin qetësi dhe stabilitet gjatë muajit të Ramazanit”.

Abu Rudeineh i referohet samiteve të mbajtura në qytetet egjiptiane dhe jordaneze të Sharm el-Sheikh dhe Akaba respektivisht, ku zyrtarë nga SHBA, Izraeli, Autoriteti Palestinez, Egjipti dhe Jordania ranë dakord për një sërë hapash për të ulur dhunën në territoret e pushtuara.