Sulmi ndaj emigrantëve në Itali i kryer nga një neonazist

epa06493547 Italian nationalist Luca Traini was arrested by Italian Carabinieri after shooting with a gun from a vehicle on passersby in the central Italian town of Macerata, Italy, 03 February 2018. According to the local authorities, Traini confessed to shooting from a vehicle and injuring four people. The town at the eastern Italian coast near Ancona was put under a lockdown due to shots being fired from a car driving around in the town. EPA/STRINGER BEST QUALITY AVAILABLE

Kanë dalur pamjet e videove nga të shtënat në Italinë qëndrore, ku në shënjestër ishin emigrantët.

Pamjet tregojnë një makinë të parkuar në qytetin Macerata, nga e cila u hodhën të shtëna të pakontrolluara. Të shtënat ndodhën në dy zona kyçe në qytetin ku po zhvillohet një hetim për vrasjen e një vajze 18-vjeçare, trupi i së cilës u gjet i copëtuar dhe i fshehur në dy valixhe.

Një 29-vjeçar emigrant nigerian mashkull është arrestuar për vrasjen e Pamela Mastropietro.

Thirrjet për sulme hakmarrëse janë postuar në faqen e Facebook të nënës së viktimës, në vazhdën e të shtënave të së shtunës.

Gjashtë vetë u plagosën në incidentin me makinë, të paktën një prej tyre është në gjendje të rëndë.

I dyshuari i quajtur Luca Traini i cili ka një simbol tatuash neo-nazist në fytyrë është arrestuar. 28-vjeçari i cili u përshkrua nga një gjykatës vendas si “i kthjellët dhe i vendosur” nuk e ka shfaqur “asnjë pendim për veprimet e tij”.

Politikanët e majtë po fajësojnë partinë e së djathtës ekstreme për nxitjen e sulmeve raciste. /MESAZHI/