Një sulm i përbashkët i SHBA-së dhe Izraelit ka goditur një ndërtesë ku ndodhet zyra e rrjetit televiziv Al Araby në kryeqytetin iranian Teheran, transmeton Anadolu.
Televizioni me bazë në Katar njoftoi në rrjetin social amerikan X se i gjithë stafi është i sigurt pas sulmit ndaj ndërtesës ku ndodhet zyra e tij në Teheran.
Pamjet e transmetuara nga kanali treguan dëme të mëdha në katet e dytë dhe të tretë të ndërtesës, ku ndodhet zyra e televizionit.
SHBA-ja dhe Izraeli kanë vazhduar sulmet ajrore ndaj Iranit që nga 28 shkurti, duke shkaktuar mbi 1.340 viktima deri më tani, përfshirë edhe liderin suprem të atëhershëm, Ali Khamenei.
Teherani është kundërpërgjigjur me sulme me dronë dhe raketa që synojnë Izraelin, si dhe Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit që strehojnë asete ushtarake amerikane, duke shkaktuar viktima, dëme në infrastrukturë dhe ndërprerje në tregjet globale dhe aviacion.





