Sulmohen refugjatët në Ukrainë, vritet një dhe plagosen katër persona

Sulmues të maskuar kanë sulmuar një kamp rom në Ukrainën perëndimore, duke vrarë një person dhe duke plagosur katër të tjerë duke përfshirë një fëmijë.

Policia tha se një grup individësh të maskuar që mbanin shkopinj dhe shufra bejsbolli sulmuan kampin që strehonte minoritetin rom në periferi të qytetit të Lvivit të shtunën vonë.

Një 24 vjeçar vdiq nga plagët e marra dhe katër persona u sollën në spital, duke përfshirë një djalë rom 10-vjeçar dhe një grua 30-vjeçare, tha zëdhënësi i policisë Yaroslav Trakalo për agjencinë e lajmeve AFP.

Shtatë sulmues të dyshuar janë arrestuar, tha policia në një deklaratë, pasi hapi një rast penal mbi “vrasjen e qëllimshme të kryer nga një grup njerëzish”.

Të ndaluarit janë 16 dhe 17 vjeç, si dhe një 20-vjeçar i akuzuar për planifikimin e sulmit, tha policia. Nëse shpallen fajtor, sulmuesit e dyshuar mund të përballen me 15 vjet burg.

Grupi i të drejtave të Këshillit të Evropës dënoi sulmin dhe tha se priste një “hetim të plotë dhe transparent pa vonesë”. /MESAZHI/