Sulmohet Shtëpia Turke në New York

Është sulmuar ndërtesa Türkevi (Shtëpia Turke) në New York të SHBA-së, ku gjendet Misioni i Përhershëm i Turqisë pranë Kombeve të Bashkuara dhe Konsullata e Përgjithshme në New York, raporton Anadolu.

Sipas informacioneve të siguruara, një person i paidentifikuar në orën 03:14 me kohën lokale ka thyer disa xhama në katin e poshtëm të ndërtesës me levë hekuri.

Për incidentin është informuar policia e New Yorkut.

Policia e New Yorkut vendosi shirit sigurie rreth ndërtesës, ndërkohë ka nisur një hetim për incidentin.