Talebanët morën nën kontroll edhe 4 qarqe në veri të Afganistanit

Talebanët morën nën kontroll 4 qarqe në provincat Belh dhe Baglan, në veri të Afganistanit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ushtruesi i detyrës drejtues i Këshillit rajonal të Belha-s, Abdullah Mesrur ​​tha se militantët sulmuan njëkohësisht rrethet Devlet Abad, Solgere dhe Kisindeh në Belha.

Mesrur ​​shtoi se talebanët kishin vendosën kontroll në tre qarqet e lartpërmendura dhe se anëtarët e forcave të sigurisë u tërhoqën nga qendra e kësaj zone.

Ushtruesi i detyrës drejtuesi i Këshillit rajonal në Baglan, Firuzuddin Aymak tha se talebanët vendosën kontroll mbi qarkun Jilga.

Në dy muajt e fundit, talebanët kanë vendosur kontroll në më shumë se 30 qarqe. /aa