Tarifat “kanë vrarë” dërgesat e automjeteve të prodhuara në SHBA në Kinë

Shqetësimi për një luftë të gjatë tarifore mund të jetë duke u pakësuar, por prodhuesit e makinave nuk po mbështeten në të.

Madje, disa po përpiqen të riorganizojnë mënyrën se si bëjnë biznes, dhe GM sapo bëri një tjetër veprim, shkruajnë mediat e huaja.

Gjiganti thuhet se po anulon porositë dhe po ndalon dërgesat e automjeteve të prodhuara në SHBA në Kinë.

Ndërsa ato përbëjnë shumë pak nga vëllimi i shitur në vend, do t’i kursejë GM para nga tarifat e mundshme.

Vlen të përmendet se GM nuk është i vetmi prodhues automobilash që bën diçka të ngjashme me këtë.

Ford ndaloi eksportet e saj në Kinë në prill dhe disa prodhues automobilash po ndalojnë importet në SHBA.