“Të jesh i mirë të duan; të përmirësosh, të urrejnë.”

Hoxhë Halil Avdulli

Sepse përmirësimi i vërtetë prish rehatinë gënjeshtrës.

▪️Njerëzit përgjithësisht e duan “njeriun e mirë”, por e urrejnë “njeriun e mirë që përmirëson”.

Sepse ai që përmirëson, nuk ndalet vetëm te buzëqeshja e sjellshme, ai prek plagët e shoqërisë, i vë gishtin padrejtësisë, dhe kështu ndeshet me interesat, tekat dhe epshet e të tjerëve.

▪️Banorët e Mekës e donin Muhamedin ﷺ para se të shpallej profet – sepse ishte i mirë. Por kur u dërgua me mision nga Zoti dhe nisi të thërrasë në të vërtetën dhe të përmirësojë realitetin e tyre, shumë prej tyre u kthyen kundër tij.


Hoxhë Halil Avdulli