Sulmet izraelite përgjatë Rripit të Gazës kanë shkaktuar sot vdekjen e të paktën 41 palestinezëve.
Shifra vjen nga burime në disa prej pak spitaleve që ende funksionojnë në enklavën e rrethuar palestineze, të cilat po përballen me kushte ekstreme mungese mjekësore dhe mbingarkese pacientësh.
Situata humanitare në Gaza vazhdon të përkeqësohet ndërsa sulmet dhe rrethimi nuk ndalen. /mesazhi





