Të shtëna me armë brenda një banese në Los Angeles, 3 të vdekur

Tre persona janë vrarë dhe 9 të tjerë janë plagosur të martën pas disa të shtënave me armë në një shtëpi në Long Beach.

Autoritetet e përshkruan ngjarjen si një masakër masive, shkruan oranews.

Ata thanë se 12 persona u përfshinë në incident.

Tre djem u vranë ndërsa 9 të tjerë janë plagosur dhe gjendja e tyre shëndetësore nuk dihet ende.

Pjesa më e madhe e të vdekurve dhe plagosurve ishin rreth moshës 20-vjeç.