Tejkalon 1,5 milionë numri i të shëruarve nga COVID-19 në mbarë botën

Në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 1,5 milionë numri i personave që janë shëruar pas diagnostikimit me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas faqes së internetit Worldometer, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, deri më tani betejën ndaj koronavirusit e kanë fituar 1.500.181 persona.

Vendet me numrin më të lartë të të shëruarve janë SHBA (256.336), Spanja (176.439), Gjermania (145.600), Italia (105.186), Irani (86.143), Kina (78.144) dhe Turqia (92.691).

Virusi i cili për herë të parë u shfaq në qytetin Wuhan të Kinës, u përhap në mbarë botën duke u shndërruar në pandemi. Në të gjithë botën, nga COVID-19 kanë humbur jetën 284.033 njerëz, ndërkohë shifra e rasteve ka arritur në 4.196.193.