Terrorizohen pasagjerët, sulme me gaz lotsjellës në aeroport

Të paktën gjashtë persona kanë mbetur të lënduar, si pasojë e një sulmi të dyshuar me gaz lotsjellës në aeroportin e Frankfurtit, Gjermani.

Mediat vendase shkruajnë se shërbimet emergjente dhe policia kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Gjithashtu thuhet se dyshohet edhe për të tjerë të plagosur.Gazeta gjermane “Bild” shkruan se dikush sulmoi me gaz lotsjellës pasagjerët që po prisnin radhën në zonën e check-init.

Njëkohësisht bëhet e ditur se pas sulmit, pasagjerët kanë patur probleme me frymëmarrjen./Mesazhi/