Terrorizuan një vend të tërë, por nuk i quajnë terrorist (Video)

Së paku tri viktima janë raportuar nga përleshjet mes nacionalistëve të bardhë dhe kundërshtarëve të tyre në Virxhinia të SHBA-ve.

Kulminacioni i dhunës erdhi kur një automjet përplasi turmën e njerëzve që kundërshtonin një miting të ekstremit të djathtë që mbahej në këtë qytet. FBI-ja ka hapur zyrtarisht një hetim mbi të drejtat e njeriut pas këtij incidenti.

Pak përpara incidentit me automjetin, sherre dhe shkëmbime grushtash pati mes nacionalistëve dhe bardhë dhe kundërshtarët e protestës.

James Fields, 20-vjeçar nga Ohio, është i dyshuari që drejtoi automjetin e tij drejt turmës, e tashmë ndodhet në paraburgim me akuzën për vrasje të shkallës së dytë. Por kjo nuk mjaftoi që veprimi i tij të quhej terrorizëm, ndonëse terrorizoi një vend të tërë.

Mitingjet e grupeve raciste si Ku Klux Klan, grupeve neonaziste dhe eskremit të djathtë po vazhdojnë ende, ndërsa presidenti i SHBA-ve Donald Trump vazhdon të jetë në gjendjen “silent” sa i përket reagimit për shqetësime të tilla. /MESAZHI/