Thellohet kriza humanitare në Afganistan

Konflikti Rusi-Ukrainë vazhdon të ushtrojë presion mbi furnizimin me grurë, mallrat ushqimore, inputet bujqësore

Çmimet e grurit në Afganistan kanë vijuar të rriten për shkak të sanksioneve të vendosura nga Shtetet e Bashkuara dhe konflikti i vazhdueshëm midis Rusisë dhe Ukrainës, duke shtuar krizën humanitare tek populli afgan.

Si pasojë e kushteve të këqija të jetesës, banorët vendas vuajnë nga mungesa e madhe e ujit dhe për këtë arsye janë të detyruar që çdo ditë të marrin kafshët e tyre dhe t’i drejtohen burimeve. Ndërprerja e shpeshtë e energjisë elektrike është një tjetër çështje që shqetëson vendasit.

“Unë kam dy djem dhe gjashtë vajza. Njëri nga djemtë e mi vdiq nga kanceri si pasojë e mungesës së parave. Unë mund të fitoj vetëm 56 deri në 67 Dollarë amerikanë çdo muaj, që nuk është aspak e mjaftueshme për të mbështetur jetesën time, familjen dhe kujdesin e duhur për fëmijët e mi”, u shpreh një banor.

Rreth 19.7 milionë njerëz, pothuajse gjysma e popullsisë së Afganistanit, po përballen me urinë akute, sipas analizës së Klasifikimit të Fazës së Sigurisë Ushqimore të Integruar të kryer në Janar dhe Shkurt 2022 nga partnerët e grupit të Sigurisë Ushqimore dhe Bujqësisë, duke përfshirë Organizatën e Ushqimit dhe Bujqësisë të Kombet e Bashkuara Programi Botëror i Kombeve të Bashkuara për Ushqimin (WFP).

Analiza gjithashtu vuri në dukje se konflikti Rusi-Ukrainë vazhdon të ushtrojë presion mbi furnizimin e Afganistanit me grurë, mallrat ushqimore, inputet bujqësore dhe çmimet e karburantit. Çmimet e orizit dhe miellit janë dyfishuar në krahasim me gjashtë muaj më parë.

Pas tërheqjes së trupave amerikane nga Afganistani në Gusht të vitit të kaluar, SHBA sekuestroi asete të ngrira në vlerë prej shtatë miliardë Dollarësh të bankës qendrore afgane, e cila ka acaruar krizën humanitare në vend. /klannews