Themeluesi i Facebookit takohet me Muslimanët dhe flet rreth Islamofobisë

Themeluesi i Facebook-ut Mark Zuckerberg ka shkruar rreth takimi që ka pasur me disa studentë Musliman nga Dearbon, të Michiganit.

Ky është postimi i tij:

“Kisha një bisedë interesante me një grup të studentëve Musliman në Unviersitetin e Michiganit- Dearborn. Dearborn është një nga vendet më të mëdha dhe të vjetra që jeton komuniteti Musliman me 20% që identifikohen si Musliman.

Shumica e studentëve ishin imigrantë, nga zonat e luftës si Palestina, Jordani dhe Iraku. Ata më treguan historitë e dhunës që kanë përjetuar, duke përfshirë edhe kujtimet e hershme ku bombardohej shtëpia e tyre dhe që ata kërcenin në krahët e nënës duke e ditur se ajo nuk mund ti mbronte asgjë. Familjet e tyre erdhën në Dearborn për siguri dhe komunitetin. Një student më tha: “Prindërit e mi janë shumë konservator por unë jam bërë një zë i hapur sepse unë kam një komunitet ku mbështetëm në të cilin jam i pranuar, jo vetëm për fenë time por edhe për rrënjët e mia si një emigrantë. Çdo kush e kupton historinë time”

Edhe pse në një komunitetit siç është Dearborn, studentët më thonë se ata ende e ndjejnë veten se kanë nevojë vet-vëzhgim. Një studente më foli për ndjenjat e saj se si duhet të sillej në mënyrën më të mirë të mundshme në një dyqan ushqimor, duke i lënë njerëzit e bardhë të dalin para saj në radhë për të dëshmuar se Muslimanët janë njerëz të mirë. Me kalimin e kohës, ajo tha: “Jam mësuar që të mos kërkojë falje për identitetin tim. Unë jam Arabe. Unë jam Muslimane. Kjo është ajo që jam” por është akoma një problem.

Një nga studentët më tregoi se ai njeh shumë Amerikanë të bardhë që ndihen të margjinalizuar dhe të diskriminuar gjithashtu. Por edhe kjo është diçka e përbashkët, është e vështirë të fillosh një bisedë me ta. “Unë kam teoritë e mia dhe ata kanë të tyret, mirëpo kjo ndalet këtu” ka thënë ai.
“Komunikimi mund të thyej këto barriera”.

Para se të largohesha, një student më tha këshillën e profesorit të tij se një mënyrë për të zvogëluar Islamofobinë është ta njohësh problemin, por pastaj të përqendrohesh në lidhjen me njerëzit rreth çështjeve të tjera, duke ndërtuar mirëkuptim të përbashkët dhe duke vendosur një shembull të një zgjidhjeje. I falënderojë të rinjtë që takova ngase më ndihmuan të kuptoj dhe më ndihmuan në udhëheqjen e rrugës përpara.”