Qëndrimet e fundit të presidentit amerikan Donald Trump mbi konfliktin mes Izraelit dhe Iranit kanë ngritur pikëpyetje tek shumë vëzhgues, të cilët dyshojnë nëse ai ka një strategji të qartë apo një objektiv përfundimtar.
Disa analistë mendojnë se Trump po tërhiqet drejt një lufte nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, i cili prej dekadash ka kërkuar ndërhyrje ushtarake amerikane ndaj Iranit.
Analistja iraniano-amerikane, Negar Mortazavi, i tha Al Jazeera-s se Trump po “manipulohet” nga Netanyahu.
“Nuk jam e sigurt nëse presidenti Trump e di vetë se çfarë dëshiron,” tha Mortazavi. “Ai bëri fushatë si presidenti i paqes… premtoi se do t’i përfundonte konfliktet. Lufta Rusi-Ukrainë nuk ka përfunduar. Situata në Gaza është përshkallëzuar dhe tani po lejon që të nisë edhe një luftë e tretë e madhe në Lindjen e Mesme – që duket si një luftë për ndërrim regjimi – nën mandatin e tij. Pra, thotë një gjë, bën një tjetër.” /mesazhi






