Toyota Yaris Cross vjen me fuqi dhe teknologji të përmirësuar në vitin 2024

Yaris Cross ka qenë një sukses i madh për Toyotan që kur u lansua në vitin 2021.

Andaj është e lehtë të thuhet se Yaris Cross është një nga modelet më të mira dhe më të popullarizuara të Toyota në Evropë.

Dhe raportohet nga mediat se për vitin 2024, ajo veturë ka marrë disa përditësime ku përfshihen edhe disa zbukurime brenda makinës për t’u përshtatur me pamjen e jashtme.

Ka avancime edhe në kabinën e tij teknologjike. Kjo është e dukshme me ekranin e madh me prekje qendrore dhe ekranin te shoferi.

Aty përfshihet edhe sistemi i njohjes së zërit Hey Toyota, dhe çelësi digjital që të lejon të kesh qasje në temperaturën e veturës dhe ta nisësh atë përmes telefonit.

Toyota konfirmon se modeli i ri gjithashtu është edhe më i sigurt se modelet e tjera.

Kjo për faktin se ka një kamerë dhe radarë që mund të skanojë rreziqet e mundshme në rrugë.

Edhe fuqia e tij rritet me motorë më të fuqishëm.

Ajo përmban motorin hibrid 1.5 litërsh me tre cilindra vetë-karikues me 114 kuaj fuqi, por i bashkohet edhe një variant më i fuqishëm i të njëjtit motor me 129 kuaj fuqi.

Çmimi ende nuk është bërë publik por supozohet se do ketë çmim më të lartë se makina aktuale e cila fillon nga 28,513 euro.