Tre fëmijë nga e njëjta familje u vranë nga një kamion në ShBA

Tre fëmijë nga e njëjta familje u vranë dhe një fëmijë i katërt u plagos rëndë të martën në mëngjes kur ata u goditën nga një kamion pasi ata ishin gati të hipnin në një autobus shkollor, thanë policia.

Vëllezërit binjak 6-vjeçarë dhe motra e tyre 9-vjeçare u vranë në incident në një rrugë rurale në Indiana dhe një djalë 11-vjeçar pësoi me shumë kocka të thyer, njoftoi policia.

Të katër fëmijët po kalonin një rrugë me dy korsi nga një park në shtëpi, për të shkuar në autobusin e tyre të shkollës kur ata u goditën nga një kamion Toyota Tacoma.

Shoferi i kamionit është një grua 24 vjeçare e cila ka qëndruar në vendngjarje dhe ka bashkëpunuar me policinë.