Tre ushtarë izraelitë u vranë dhe dy të tjerë mbetën të plagosur të hënën pasdite, kur një mjet i blinduar i ushtrisë izraelite u godit nga një mjet shpërthyes artizanal (IED) gjatë një inkursioni tokësor në zonën e Jabalias, në veri të Rripit të Gazës.
Sipas burimeve lokale, shpërthimi ndodhi në kuadër të rezistencës palestineze kundër ofensivës së vazhdueshme izraelite, e cila ka përfshirë bombardime masive, operacione tokësore dhe shkatërrimin e infrastrukturës civile në Gazë.
Ushtarët i përkisnin Batalionit të 9-të të Brigadës Givati, të përfshirë në veprime ushtarake që përfshijnë bastisje në zona të banuara, shkatërrimin e objekteve nën dhe mbi tokë dhe përparime taktike në thellësi të territoreve palestineze. Rezistenca palestineze raporton se goditja ishte një përgjigje ndaj këtyre veprimeve agresive dhe pjesë e përpjekjeve për të ndalur përparimin e forcave izraelite.
Popullsia civile në Jabalia përballet me kushte të rënda humanitare, ndërsa ndërhyrjet ushtarake izraelite kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe shumë viktima në radhët e civilëve. Grupi i rezistencës që kreu sulmin nuk ka marrë ende zyrtarisht përgjegjësinë, por operacioni shihet si një akt i qëndresës kundër pushtimit dhe agresionit të vazhdueshëm. /mesazhi






