Trump do të takojë sërish Netanyahu-n ekskluzivisht, për Gazën

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se do të zhvillojë një takim të dytë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu këtë mbrëmje, një ditë pas darkës së tyre në Shtëpinë e Bardhë.

“Ai do të vijë më vonë. Do të flasim, thuajse ekskluzivisht, për Gazën. Duhet ta zgjidhim këtë çështje,” u tha Trump gazetarëve.

“Është një tragjedi, dhe ai do ta zgjidhë, unë dua ta zgjidh, dhe mendoj se edhe pala tjetër dëshiron të njëjtën gjë.”

Ndërkohë, i dërguari special i Trump-it, Steve Witkoff, tha se është optimist për një marrëveshje mes Izraelit dhe Hamasit.

“Shpresojmë që deri në fundjavë të kemi një marrëveshje që do të sjellë një armëpushim 60-ditor,” u shpreh Witkoff. “Dhjetë pengje të gjallë do të lirohen. Nëntë të vdekur do të kthehen.”

Kjo është vizita e tretë e Netanyahu-t në Uashington që nga rikthimi i Trump në pushtet në janar. Ai do të qëndrojë në kryeqytetin amerikan deri të enjten. /mesazhi