Trump: “Është koha për një marrëveshje” mes Izraelit dhe Iranit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se shpreson për një armëpushim mes Izraelit dhe Iranit, megjithëse shtoi se ndonjëherë “shtetet duhet ta luftojnë mes tyre” përpara se të arrihet një zgjidhje.

Duke folur për gazetarët para nisjes për në samitin e G7-ës në Kanada, Trump tha se SHBA do të vazhdojë të mbështesë Izraelin, por nuk pranoi të komentojë nëse i ka kërkuar aleatit të tij të ndalë sulmet ndaj Iranit.

“Shpresoj që do të ketë një marrëveshje. Mendoj se është koha për një marrëveshje,” u shpreh ai. “Nganjëherë, ata duhet ta zgjidhin me luftë. Por do të shohim çfarë do të ndodhë. Mendoj se ka shumë gjasa që të ketë një marrëveshje.” /mesazhi