Trump: Nëse bota nuk është e kujdesshme, do të shkojmë drejt një lufte bërthamore

Ish presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar se nëse bota nuk është e kujdesshme, do të shkojmë drejt një lufte bërthamore.

Trump gjatë intervistës me Piers Morgan në emisionin “Talk TV”, pohoi gjithashtu se lufta me Ukrainën “nuk do të kishte ndodhur kurrë” nëse ai do të ishte ende Komandant i Përgjithshëm.

Ai tha se e kishte kërcënuar Putinin “siç nuk ishte kërcënuar kurrë më parë”, por kur u pyet nga Morgan nëse ai kishte përdorur armë bërthamore për të sfiduar Rusinë, ai nuk u përgjigj .

Trump i përshkroi skenat e paraqitura në Ukrainë në javët e fundit si “të tmerrshme” dhe u pajtua me pohimin e Morgan se Vladimir Putin është një “përbindësh i keq, gjenocidal”. /oranews