Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha të enjten se po tërheq ftesën për Kanadanë për t’u bashkuar me Bordin e Paqes, një organ që synon të ndihmojë në zgjidhjen e konflikteve ndërkombëtare duke filluar nga Rripi i Gazës, transmeton Anadolu.
“Ju lutem lejoni që kjo letër të shërbejë për të përfaqësuar se Bordi i Paqes po tërheq ftesën e tij drejtuar jush në lidhje me bashkimin e Kanadasë me atë që do të jetë Bordi më prestigjioz i udhëheqësve të mbledhur ndonjëherë, në çdo kohë”, shkroi Trumpi në platformën e tij Truth Social, duke iu drejtuar kryeministrit kanadez Mark Carney.
Carney, duke folur në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës të martën, paralajmëroi për erozionin e rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla, i cili tradicionalisht shoqërohet me udhëheqjen amerikane dhe i nxiti fuqitë e mesme të diversifikojnë tregtinë dhe të forcojnë qëndrueshmërinë e tyre.
Pas fjalimit të Carney, Trump e kritikoi ashpër kryeministrin kanadez të mërkurën kur tha se Kanadaja duhet të jetë “mirënjohëse” ndaj SHBA-së.
Marrëdhëniet midis Kanadasë dhe SHBA-së janë tensionuar që kur Trumpi vendosi tarifa për mallrat kanadeze dhe më vonë ndaloi bisedimet tregtare për shkak të një reklame anti-tarifore të transmetuar në SHBA.


