Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha të dielën se forcat amerikane kanë kryer sulme të mëdha në Iran, duke pretenduar se objektiva të shumta u “shkatërruan dhe u eliminuan”, transmeton Anadolu.
“Ditë e madhe në Iran. Shumë objektiva të kërkuara prej kohësh janë shkatërruar dhe eliminuar nga ushtria jonë e madhe, më e mira dhe më vdekjeprurësja në botë”, tha Trump në platformën e tij “Truth Social”.
Ai nuk dha detaje të mëtejshme rreth objektivave.
Më parë, Trumpi u tha gazetarëve se “SHBA-ja shkatërroi shumë objektiva”.





