Turqi, 32.000 vizitorë marrin pjesë në panairin e prodhimeve Halal

Gjatë eventit në Istanbul u zhvilluan gjithashtu edhe 4.486 takime afariste, ndërsa gjeneroi volum biznesi prej 1 miliardë dollarëve.

Panairi i prodhimeve Halal, i mbajtur javën e kaluar në Istanbul, tërhoqi 32.000 vizitorë nga 39 vende.

Në eventin katërditor, në kuadër Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, gati 450 kompani nga Turqia dhe vende të tjera i reklamuan prodhimet e tyre të prodhuara sipas rregullave islamike për pastërti dhe siguri.

Gjatë eventit gjithashtu u zhvilluan 4.486 takime afariste.

Kryetari i Këshillit Botëror të Samitit Halal, Yunus Ete tha se panairi gjeneroi një volum biznesi prej 1 miliardë dollarëve.

“Tashmë kemi filluar të punojmë për panairin e vitit 2023. Do të bëjmë një organizimin më të fuqishëm dhe më të madh, ku do të festojmë edhe 10-vjetorin e këtij panairi”, tha Ete. /trt