Korporata Turke e Naftës (TPAO) njoftoi se anija “Abdülhamid Han” anëtarja më e fuqishme e flotës së shpimit dhe zbulimit të gazit në detëra do të fillojë shpimin në burimin Akseki-1, transmeton Anadolu.
Në një postim nga llogaria e platformës X me emrin e mëparshëm Twitter të TPAO thuhet se “Abdülhamid Han, anëtarja më e fuqishme e flotës tonë të energjisë ndodhet në burimin Akseki-1. Anija e shpimit ‘Abdülhamid Han’ po fillon shpimin në Akseki-1, objektivin e ri në Mesdhe”.
Në postim vihet në dukje se vazhdojnë pa ndërprerë aktivitetet për kërkimin e gazit natyror në Mavi Vatan (Atdheun Blu).
Anija e shpimit “Abdülhamid Han” më e fuqishmja e anijeve që Turqia ka përfshirë në flotën e saj të energjisë në vitet e fundit, më parë në Mesdhe ka kryer aktivitete shpuese në burimet Yörükler-1 dhe Taşucu-1.
Arama üretim filomuza katılışının birinci yıl dönümünde Abdülhamid Han Sondaj Gemimiz Akdeniz’deki yeni görevine vira bismillah diyerek başlıyor.
Pruvası neta, dümeni viya, rüzgârı da kolayına olsun. pic.twitter.com/OeA7BHKBPO
— Alparslan Bayraktar (@aBayraktar1) August 9, 2023