Turqi, foshnja 7-muajshe shpëtohet më shumë se dy ditë pas tërmeteve

Një foshnjë 7-muajshe u shpëtua sot më shumë se dy ditë pas tërmeteve shkatërruese në Turqinë jugore, raporton Anadolu.

Foshnja u shpëtua nga rrënojat nga zjarrfikësit e dërguar nga provinca Şırnak në Adiyaman, një nga dhjetë provincat e goditura rëndë nga tërmetet me magnitudë 7,7 dhe 7,6 ballë.

Komuna e rrethit Cizre në Şırnak tha se foshnja u transferua në një spital lokal.

Shifrat e fundit për zonën e katastrofës janë se të paktën 8.574 njerëz kanë humbur jetën 49.133 janë lënduar pas tërmeteve që goditën Turqinë jugore brenda disa orësh nga njëri-tjetri, duke prekur 13 milionë njerëz.