Turqi, kryetari i bashkisë hidhet në det për ta shpetuar zhytesën që po mbytej

Gjatë një ceremonie përkujtimore në qarkun Karamursel në Kocaeli të Turqisë, kryetari i bashkisë İsmail Yıldırım kërceu në det për ta shpëtuar një zhytëse e cila po rrezikohej nga mbytja, raporton Anadolu Agency (AA).

Në kuadër të ceremonisë përkujtimore me rastin e përvjetorit të “Katastrofës së anijes së Uskudarit”, në qarkun Karamursel në Kocaeli të Turqisë, Shoqata e Sporteve Nënujore në Karamursel organizoi zhytje në shenjë përkujtimi, teksa njëra nga anëtaret e shoqatës, Şenay Ertorun, pas një kohe filloi të kërkojë ndihmë.

Ndërkaq, menjëherë pas kësaj, kryetari i Bashkisë së Karamurselit, İsmail Yıldırım, hoqi këpucët dhe xhaketën për të kërcyer në det në ndihmë të zhytëses.

Bëhet e ditur se gjendja shëndetësore e zhytëses së shpëtuar nga kryetari Yıldırım është e mirë.

Ndërkaq, pjesëmarrësit në ceremoni duartrokitën dhe e përgëzuan kryetarin për këtë vepër.

Ndryshe, më 1 mars të vitit 1958, afro 400 udhëtarë, shumica e të cilëvë ishin nxënës të Lisesë së Izmitit dhe Shkollës së Arteve të Izmitit, humbën jetën si rezultat i fundosjes së “Anijes së Uskudarit” si pasojë e një furtune.