Turqi, rritet në 71 numri i të vdekurve nga përmbytjet në rajonin e Detit të Zi

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e shkaktuara në rajonin turk të Detit të Zi është rritur në 71, transmeton Anadolu Agency (AA).

Drejtoria e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) në njoftimin e publikuar ka bërë të ditur se përmbytjet e shkaktuara nga shiu i fuqishëm që goditën rajonin e Detit të Zi të mërkurën shkaktuar vdekjen e 60 njerëzve në provincën Kastamonu.

Dhjetë të tjerë vdiqën në provincën Sinop si dhe një person tjetër në provincën Bartın.

Nga AFAD bëjnë të ditur se vazhdon trajtimi i tetë personave në spitale, duke shtuar se gjithsej 341 persona në Bartın, 1.480 në Kastamonu dhe 560 në Sinop u evakuuan në zona të sigurta.

Të premten, presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan vizitoi qarkun Bozkurt në Kastamonu, zona më e goditur nga përmbytjet. Erdoğan njoftoi se vendet e prekura ishin shpallur një zonë fatkeqësie. /aa