Turqi, zjarr në një ndërtesë 8-katëshe në Izmir – VIDEO

İzmir'in Narlıdere ilçesindeki bir sitede çıkan yangına itfaiye ekipleri müdahale ediyor. Yenikale Mahallesi'ndeki 4 bloklu sitenin 8 katlı binasında henüz belirlenemeyen bir nedenle yangın çıktı. Alevlerin kısa sürede tüm binayı sardığı yangınla ilgili olay yerine çok sayıda itfaiye ve sağlık ekibi sevk edildi. Ekipler yangını kontrol altına almaya çalışıyor. ( Mahmut Serdar Alakuş - Anadolu Ajansı )

Një zjarr ka përfshirë një ndërtesë 8-katëshe në qytetin e Izmirit në Turqi, ndërsa ekipet zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e tij, raporton Anadolu.

Flakët kanë përfshirë shpejt ndërtesën në bllokun prej katër pallatesh në rrethin Narlıdere, ndërsa ekipet menjëherë janë mobilizuar për të evakuuar banorët.

Guvernatori i Izmirit, Yavuz Selim Köşger, i cili së bashku me zyrtarë të tjerë ka ardhur në vendin e ngjarjes, tha se krahas departamentit të zjarrfikësve, është mobilizuar edhe Drejtoria Rajonale e Pyjeve.

“Ne po përpiqemi të parandalojmë që zjarri të përhapet në blloqet e tjera. Shpresojmë ta shuajmë para se të përhapet. E mira është se përgjegjësi i banesave ka evakuuar pothuajse të gjithë banorët pas rënies së zjarrit. Kemi informacione se nuk ka njerëz brenda për momentin. Prandaj, mendojmë se do ta kalojmë zjarrin pa humbje jetësh”, tha ai.

Köşger deklaroi se ende nuk ka informacione përfundimtare mbi shkakun e zjarrit, megjithëse është folur për një shpërthim.

“Duke qenë se objekti është konstruksion çeliku dhe dru i përzier, është përhapur shumë shpejt. Ka edhe një erë të fortë”, shtoi guvernatori.