Ministria e Brendshme e Turqisë njoftoi se ka deportuar 9 luftëtarë të huaj terroristë, shtetas belgë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga ministria thuhet se janë në vazhdim deportimet drejt vendeve të tyre për luftëtarët e huaj terroristë.
“Janë deportuar 9 luftëtarë të huaj terroristë, shtetas belgë. Në këtë mënyrë numri i luftëtarëve të huaj terroristë të deportuar nga Turqia që nga 11 nëntori 2019 e deri më tani arrin në 338, përfshirë shtetas amerikanë dhe australianë si dhe 113 shtetas të vendeve të BE-së”, thuhet në deklaratën e ministrisë.