Turqia dërgon 1 avion me ndihma në Haitin e prekur nga tërmeti

Turqia i shtriu dorën e ndihmës Haitit, ku më shumë se 2.000 njerëz kanë humbur jetën nga tërmeti me madhësi 7,2 ballë sipas shkallës Rihter i 14 gushtit.

Me udhëzimin e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), rreth 16 tonë ndihma (270 pako me materiale higjienike dhe 222 pako ushqimore), të përgatitura nga Agjencia e Ministrisë së Punëve të Brendshme për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), u ngarkuan të hënën në mëngjes në aeroplanin e transportit ushtarak të Forcave Ajrore Turke.

Aeroplani i transportit ushtarak, tip “A400-M” dhe i njohur ndryshe si “Jusufi gjigand” (Koca Yusuf), u nis nga Aeroporti Ushtarak i Etimesgut-it në kryeqytetin Ankara në orën 09.35 minuta sipas orës lokale për të shkuar në Haiti. /trt