Turqia i jep mbrojtje 24 orëshe të fejuarës së Khashoggi

Autoritetet turke kanë vënë të fejuarën e gazetarit të vrarë Saudit Jamal Khashoggi nën 24 orë mbrojtje policore, tha agjensia shtetërore e lajmeve Anadolu, raporton Reuters.

I ndjeri Khashoggi, një qytatar saudit dhe kolumnist i Washington Post u zhduk më 2 tetor pasi ai hyri në konsullatën saudite në Stamboll për të marrë dokumente për martesën e tij të ardhshme me Hatice Cengiz.

Për disa javë Arabia Saudite mohoi njohjen e asaj që i ndodhi atij, fillimisht duke pretenduar se Khashoggi ishte larguar nga ndërtesa. Të shtunën, Riadi tha se u vra në një grindje në konsullatë. Ministri i jashtëm saudit e ka quajtur vdekjen e tij një “gabim të madh dhe të rëndë”. /MESAZHI/