Turqia mund të prodhojë 65 për qind të nevojave të industrisë së mbrojtjes

ISTANBUL, TURKEY - SEPTEMBER 21: Turkish developed ATAK Helicopters perform during the 'Teknofest Istanbul' Aerospace and Technology Festival on September 21, 2018 in Istanbul, Turkey. Teknofest Istanbul is being organized by the Turkey Technology Team Foundation (T3) and the Istanbul Metropolitan Municipality to promote and to showcase Turkey's rapid advance in technology on September 20-23 at the citys new airport. (Photo by Salih Zeki Fazlioglu/Anadolu Agency/Getty Images)

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, është shprehur se Turqia mund të prodhojë vetë 65 për qind të nevojave të industrisë së mbrojtjes, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan, ka marrë pjesë në “TEKNOFEST Istanbul” i cili është emri i aktivitetit të festivalit të aviacionit, programit hapësinor dhe teknologjisë në Turqi, dhe i cili për herë të parë hapi dyert për vizitorët dy ditë më parë në aeroportin e ri të Stambollit, aktivitet ky në të cilin Anadolu Agency (AA) është partnere e komunikimit global.

Pasi iu drejtua vizitorëve të shumtë Erdoğan foli për rëndësinë e zhvillimit teknologjik, dhe vuri në dukje rëndësinë e sigurisë digjitale në botën e sotme.

Presidenti turk foli për rëndësinë e zhvillimit teknologjik, dhe vuri në dukje rëndësinë e sigurisë digjitale në botën e sotme.

“Sado masa fizike që të ndërmerrni, nuk mund të siguroni lirinë në kuptimin e vërtetë nëse nuk keni siguri digjitale”, theksoi Erdoğan, i cili shtoi më tej se “Për sa kohë që mbetemi vetëm përdorues të teknologjisë, ne nuk mund të garantojmë lirinë tonë në asnjë fushë”.

“Duke anuluar projektet e blerjeve për produktet e gatshme si tanke, helikopterë, dronë, ne kemi nisur punimet për zhvillimin e modeleve tona kombëtare dhe vendase. Falë kësaj Turqia mund të prodhojë vetë 65 për qind të nevojave të industrisë së mbrojtjes. Në botën e ditës së sotme, kushti kryesor për pavarësi në kuptimin e plotë është që vendi të arrijë në një nivel ku ai harton, prodhon dhe eksporton në fushën e teknologjisë”, tha Erdoğan.

Duke iu drejtuar shkencëtarëve turq që ndodhen në vende të ndryshme të botës, Erdoğan ka theksuar se “I bëj thirrje që t’i bashkohen kësaj iniciative që ne kemi ndërmarrë në vendin tonë. Ne kemi iniciuar rikthimin në vend të shkencëtarëve tanë dhe po përgatitim hulumtues lider ndërkombëtar”.

Pasi ka bërë të ditur se gjatë periudhës së kaluar janë bërë përpjekje për sabotimin e projekteve, Erdoğan shtoi se “Tashmë nuk ka më një pushtet që të sabotojë këto projekte, tashmë ka një qeveri që i hap rrugën këtyre projekteve”.

Festivali “TEKNOFEST Istanbul” është mbajtur në kuadrin e një seri prezantimeve teknike dhe konkurseve në 12 kategori, dhe në partneritetin e kompanive turke si ASELSAN, Baykara, BMC, IGA, ISBAK, Roketsan, TAI, TUBITAK dhe Turksat.

Aktiviteti “TEKNOFEST Istanbul” mbyllet të hënën, më 24 shtator.