Turqia ngushëllon Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë për viktimat në dy aksidente të ndara

Turqia ka publikuar një mesazh ngushëllimi për viktimat e aksidentit të një autobusi dhe zjarrit në shtëpinë e të moshuarve në Bullgari.

Disa persona kanë humbur jetën dhe janë plagosur në një zjarr në një shtëpi të të moshuarve në Varna të Bullgarisë dhe në aksidentin e një autobusi pasagjerësh me targa të Maqedonisë Veriore pranë qytetit Pernik, thuhet në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Jashtme.

“Ne shprehim ngushëllimet tona për familjet e atyre që humbën jetën si pasojë e këtyre ngjarjeve tragjike, për qeveritë dhe popullin e Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, ndërsa të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë”, thuhet në deklaratë.

Një autobus me targa të Maqedonisë së Veriut mori flakë pasi goditi barrierën në anë të rrugës në fshatin Bosnek, në perëndim të Sofjes, afër qytetit Pernik, raportoi “Nova TV”, ndërsa humbën jetën 46 qytetarë të Maqedonisë së Veriut, përfshirë 12 fëmijë.

Nëntë vetë u vranë gjithashtu në një zjarr në një shtëpi të të moshuarve në fshatin Royak, afër qytetit të Varnës në Detin e Zi në Bullgarinë lindore. /trt